Në Komunën e Mitrovicës gjatë vitit 2021 janë mbajtur shtatë (7) dëgjime publike nga gjithsej tetë (8) sa ishin të planifikuara. Dëgjimi publik (buxhetor) me përfaqësues të bizneseve nuk është mbajtur për shkak të mos prezencës nga ana e këtyre përfaqësuesve.

Nga këto 7 dëgjime publike morën pjesë 150 gjithsej persona, ku numri më i madh i të interesuarve ishte në dëgjimin e parë  me 26 pjesëmarrës në lidhje me temat Rini, Sport dhe Shoqëria Civile.

Takimet publike janë të rregulluara me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe Udhëzimin Administrativ për Transparencë në Komuna.

Në takime të tilla pjesëmarrësit informohen për aktivitetet e komunës, tavanet buxhetore, edhe informata më të detajuara rreth projekteve kapitale, kurse pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime në lidhje me temat e diskutuara.

Kjo infografikë është realizuar nga Instituti D4D në kuadër të projektit “Avokimi si katalizator për reformën e administratës publike”, që financohet nga Bashkimi Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian përmes projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar” – WeBER 2.0. që menaxhohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për Kosovë.

Të tjerat

Ndarja gjinore e tregut të punës

Komentet e qytetarve në facebook për 11 gratë kandidate për Kryetare të Komunave

Si e vlerësoni gjashtë mujorin e parë të Qeverisë Kurti?