• Shqip

Ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë e Istogu – sa janë aktivë në proceset e avokimit?

31.03.2023 Ermir Çitaku

Avokimi është një nga proceset me të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve tek të rinjtë ku përmes avokimit mësojmë dhe zhvillohemi, por më e rëndësishmja është ofrimi i mundësive për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve të ndryshme në Istog.

Të rinjtë duhen të fuqizohen, ti kuptojnë mundësitë dhe të drejtat e tyre dhe këtë mund ta bëjnë përmes avokimit. Përveç njohurive dhe shkathtësive të fituara me zgjidhjen e problemeve të të tjerëve ju bënë që edhe ju të ndiheni më mirë duke dhënë kontribut për shoqërinë.

Të rinjtë në çdo komunë në Kosovë duhet të bashkohen dhe të qëndrojnë fuqishëm pas plotesimit të të drejtave të tyre dhe duke kërkuar zgjidhje për problemet e identifikuara. Por, në disa vende proceset avokuese janë të vështira duke pasur parasysh që personat që janë në detyrat e tyre  vështirë se mund të gjesh rrugë për komunikim apo për mundësi bashkëpunimi.

Por, avokimi si proces në parim nuk e njeh dorezimin dhe për arritjen e plotësimin të kërkesave ne duhet të instistojmë duke menduar që ajo kërkesë e jona është e arsyeshme dhe ndikon në përmirsimin e mirëqenjies së të rinjëve në qytetin tonë

Sa i perket nivelit institucional, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunen e Istogut është e udhëhequr nga një vajzë e re e cila i ka përjetuar edhe vetë nevojat dhe mungesat e mundësive për zhvillim. Ajo është duke e bërë një punë të jashtëzakonshme në fushën e rinisë duke rritur buxhetin për subvencione për të rinjë, duke krijuar hapësira leximi dhe rinovimin e Qendrës Rinore të cilat ishin edhe fjalë nga vetë drejtoresha si gjëra që do realizohen në vitin 2023.

Bashkepunimi ndërkomunal, mendoj se do të ishte hap i mirë për mundësitë e reja avokuese në mes të rinjëve të komunave të tjera duke shkëmbyer përvojat, pengesat apo  edhe rastet e suksesit të tyre.