• Shqip

Ndikimi i pandemisë tek të rinjtë e Mitrovicës së Veriut: Sfidat dhe kërkesat për tregun e punës

29.04.2022 Melihat Beshiri

Pandemia Covid 19 e cila u shpallë pandemi globale, e tek ne në muajin Mars 2020  shkaktoj një ndër krizat më të mëdha të shëndetit  por ndikoi edhe shumë ne shëndetin mendor tek të rinjtë dhe komuniteti në Mitrovicën e Veriut dhe mbarë Kosovën.

Pandemi ndikoj pothuajse në të gjithë sektorët e zhvillimit të një vendi, duke filluar nga sektori i shëndetësisë i cila po përballej me një virus për të cilin nuk kishte edhe njohuri të mjaftueshme ,staf mjekësor jo të mjaftueshëm, mungesën, e vaksinës dhe e terapisë e cila mund të parandalonte përhapjen apo trajtimin e tij menaxhimi jo adekuat dhe jo i pranueshëm për të gjithë e sidomos tek të rinjtë e deri tek ndikimi në fushën e edukimit dhe arsimit e deri tek  sektori ekonomik, sektor ky i cili është kyç për zhvillimin e një vendi.

Pandemia po ndikonte në të gjitha fushat e jetës, duke filluar që nga kufizimi i lëvizjes së lirë e deri tek karantinimi i tërësishëm për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit, kjo pashmangshëm që po krijonte vështirësi për të rinjtë të cilët u detyruan që të zhvendoseshin nga shkolla , universitetit , kontakti fizik me shoqërinë e tyre në atë virtual apo siç jemi mësuar ta dëgjojmë mësimin online, e i cili po ndikonte tek të rinjtë në shkëputjen e socializmit të tyre shoqëror.

Pamdemia përveç që ka shkaktuar dëme në ndikim psikik ajo ka shkaktuar edhe dëme e të cilat edhe tani në vitin 2022 janë prezentë.

Shkëputja nga jeta reale për një periudhë të pacakuar dhe jo të njohu për rininë ka shkaktuar edhe panik e shumë të rinjëve ju janë shkëputur edhe kontrata të punës, pastaj mënyra e mbajtjes së mësimit dhe provimeve ka bë që shumë student të ndërprerjen edhe studimet.

Kështu në Mitrovicën e Veriut qasja e të rinjve në biznese është shumë e vogël. Mirëpo fokusi i tyrë është drejt IT dhe mjekësisë, mirëpo qëllimi për të ndjekur këto fusha studimi, fatkeqësisht arsyeja është largimi jashtë vendit. Andaj edhe mos informimi i aktiviteteve për të rinjtë, trajnimeve janë një prej arsyejeve të mos zhvillimit të tyre.

Shkaqet e pandemisë Covid 19 edhe pse janë duke u zvogëluar numri i të infektuarve, gjendja e personave të cilët kanë përjetuar këtë periudhë është ende e rëndë dhe e pa përmisuar.