• Shqip

Tranzicioni i energjisë elektrike në Kosovë: Korniza strategjike dhe investimet që ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm

04.05.2022 Njomza Salihi

Tranzicioni i energjisë në Kosovë, arritjet dhe sfidat

Një muaj më parë – zyrtarët e lartë të shtetit bashkë me investitorët gjermano-izraelit – përuruan parku e erës “Selac Windpark”, në vlerë prej 169 milionë euro.

Ku park operon në një lartësi prej rreth 1.900 metra mbi nivelin e detit, përbëhet nga 27 turbina, secila me një kapacitet prej 3,83 megavatë.

Energjia me erë i shitet operatorit shtetëror të Kosovës KOSTT me një çmim prej 85 euro për megavat për një periudhë 12-vjeçare, çmim ky i vendosur fiks, me ligj.

Prodhuesi më i madh i energjisë ripërtëritëse në Kosovë do të të mbulojë 10 për qind të kapacitetit të instaluar të energjisë në Kosovë dhe do të ulë emetimet e dyoksidit të karbonit për 247 mijë tonë.

Ky ishte një hap qenësor i Kosovës drejt tranzicionit të gjelbër. Por çka tutje?

Tash për tash, Divizioni i Energjisë në kuadër të ministrisë së Ekonomisë, është në përfundim të hartmit të Strategjisë së Energjisë, për periudhën 2022-2031.

Votimi i këtij dokumenti nga Kuvendi do t’i hapte rrugë projekteve të reja, projekte këto që do ndihmon në tranzicionin e energjisë elektrike.

Si do të ndodhte tranzicioni i plotë?

Kosova në këto ka qymyrin si burim bazë për prodhimin e energjisë, pasi 95 për qind të energjisë elektrike e prodhon nga djegia e qymyrit në dy termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Ndërkaq, 2.7 për qind e energjisë prodhohet nga hidrocentralet dhe 2.3 për qind nga era dhe panelet diellore.

Duke parë këto përqindje, shteti duhet të investojë në sektorin e energjisë së erës dhe të diellit, por edhe të ujit, pavarësisht mungesës së burimeve në Kosovë.

Madje për t’u shtuar efikasiteti i energjisë duhet rimodeluar shtëpitë në vend, por kjo normalisht që do shumë më shumë kohë, dhe padyshim mbështetje financiare.

Sa i shtrenjtë është ky proces?

Tranzicioni energjetik është proces teknologjik që kërkon kohë, ekspertizë, ambient të mirë të investimit, mbi të gjitha shumë financa.

Këto të fundit nuk mund t’i ketë vetëm shteti, nëse nuk ndihmohet edhe nga vende të tjera më të fuqishme, pasi metodat e reja për prodhimin e energjisë kanë shumë kosto.

Për këtë arsye Bashkimi Europian ka premtuar miliarda euro për Kosovën, nëse angazhohet për heqjen dorë nga thëngjilli, duke u fokusuar në projekte që do të prodhojnë energji kryesisht përmes erës dhe diellit.

Kosova dy vjet më parë, është zotuar se do të zvogëlojë varësinë nga thëngjilli, derisa synim i BE-së është që ta reduktojë në maksimum ndotjen nga termocentralet prej thëngjillit.

BE-ja ka vënë një objektiv të detyrueshëm që deri në vitin 2030, energjia e prodhuar nga burimet e ripërtërishme të jetë 32 për qind.

Ky rregull duhet të respektohet edhe nga Kosova, e cila synon që një ditë të bëhet anëtare e BE-së.

Historia e tranzicionit të energjisë

Para vitit 1800, apo para revolucionit industrial, njerëzimi është mbështetur kryesisht në biomasë për ngrohje dhe muskujt apo fuqinë e muskujve për të fituar energjinë kinetike, apo mundësinë për të kryer punë.

Më pas, mbase ngjarja më e rëndësishme që përcjelli zhvillimin dhe përdorimin e burimeve fosile, është shënuar në vitin 1859 ku edhe është shpuar pusi i parë i naftës në Titusville në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, padyshim zhvillimi morri hovin e pakthyeshëm nga vitet 1930 e tutje me rritjen e përdorimit të thëngjillit në saje të shpërndarjes së theksueshme të shfrytëzimit të energjisë me avull nga termocentralet me qymyr, shkruan Kosovo Energy.

Në këtë mënyrë, me rritjen e ndjeshme të numrit të automjeteve si mjet transportues dhe më i përballueshëm për pjesën më të madhe të botë së zhvilluar, është rritur edhe pjesëmarrja e naftës dhe derivateve të saj në miksin botëror të konsumit të energjisë.

Sipas të dhënave, në vitin 1970 nafta dhe derivatet e saj përllogaritet të kenë qenë përgjegjëse për rreth 40% të miksit total të konsumit të energjisë botërore.

Vendet e zhvilluara kanë intensifikuar përkushtimet por edhe përpjekjet reale për një tranzicion të plotë drejt mospërdorimit të burimeve fosile, ndotëse, dhe përfshirjes së paparë më parë të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Mirëpo, të dhënat tregojnë shifrën shqetësuese prej 78% të pjesëmarrjes së burimeve fosile në përzierjen globale të energjisë në vitin 2020.