Tryezë në Gjakovë për pjesëmarrjen e rinisë në vendimmarrje

10.04.2018

Instituti D4D me datë 7 prill ka mbajtur tryezën e radhës në komunën e Gjakovës në kuadër të projektit “Voto për Demokraci” me temën “Rritja e pjesëmarrjes së rinisë në proceset demokratike”. Në këtë tryezë së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, anëtarë të kuvendeve komunale, organizata rinore, ekspert të zgjedhjeve dhe media, nga komunat respektive, janë diskutuar temat e modeleve të përfshirjes së rinisë në vendimmarrjen e nivelit lokal, mundësitë e të rinjve në përfshirjen brenda strukturave të subjekteve politike, roli i tyre në demokratizimin e subjekteve politike dhe adresimin e nevojave të rinisë nga qeverisja lokale. Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim me organizatën partnere nga komuna e Gjakovës “INNO”

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Voto për Demokraci” përkrahur nga Ambasada Gjermane në Kosovë.