Trajnimi i aftësive dhe njohurive në burime njerëzore për gratë në biznese dhe organizata

18.11.2022
Në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Ritja e qasjes së grave në punësim”, sot Instituti D4D ka mbajtur trajnimin e aftësive dhe njohurive në burime njerëzore për gratë në biznese dhe organizata” ku morën pjesë rreth 15 gra nga Komuna e Prizrenit.
Ky trajnim ka për qëllim rritjen e njohurive menaxheriale tek gratë udhëheqëse të bizneseve dhe organizatave me bazë në komunitet.
Projekti “Shfrytëzimi i zhvillimit: rritja e qasjes së grave në punësim” mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.