Trajnim me organizata lokale dhe qytetarë

27.11.2024

Instituti Demokraci për Zhvillim organizoi një trajnim një ditor gjatë vikendit të kaluar me organizata lokale dhe qytetarë, duke pasur si fokus rritjen e vetëdijes për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare për vendime më të mira”, i cili synon forcimin e angazhimit qytetar dhe promovimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në proceset politike dhe vendimmarrëse.

Trajnimi u organizua nga Instituti Demokraci për Zhvillim, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve për vendime më të mira”, mbështetur nga programi i Granteve të Vogla i projektit WeBER 3.0, i zbatuar në Kosovë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Përmbajtja e këtij eventi është përgjegjësi e vetme e zbatuesit të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Bashkimit Evropian apo Agjencisë Austriake për Zhvillim.