Thirrje për nominim të bizneseve private për Çmimin e Barazisë

09.06.2021

A njihni biznese private të cilat:

  • Kanë numër të barabartë të burrave dhe grave në stafin e tyre,
  • Kanë bërë përpjekje për të rritur numrin e grave në punësim,
  • Kanë rregullore të brendshme përmes të cilave promovojnë barazinë dhe ndalojnë sjelljet diskriminuese,
  • Nuk kanë aplikuar praktika diskriminuese në punën e tyre,
  • Janë përfshirë në kampanja publike për promovimin e barazisë gjinore?

Insitututi Demokraci për Zhvillim (D4D) me kënaqësi ju fton të nominoni bizneset e tilla private që operojnë në Kosovë për Çmimin e Barazisë. Qëllimi i çmimit është promovimi i barazisë gjinore në punësim në sektorin privat. Çmimi ndahet në kuadër të projekiti “Rritja e qasjes së grave në punësim” i financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë.

Si të bëhet nominimi?

Nominimi bëhet duke plotësuar Google formën më poshtë.  Afati i fundit për nominim është data 20 qershor 2021.

Linku: https://forms.gle/6JLfN9vRQksvKsMg7

Si do të bëhet përzgjedhja e fituesve?

Nga nominimet e pranuara do të krijohet një listë e ngushtë e cila do të shqyrtohet nga paneli vlerësues i cili njëkohësisht vendosë fituesit.

Ndarja e çmimeve do të bëhet në një ceremoni publike të organizuar nga Insitututi Demokraci për Zhvillim (D4D).