• Shqip

Thirrje për aplikim për punëtorinë “Dialogu social për lejen e lindjes dhe lejen prindërore”

27.02.2019

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) ka kënaqësinë të ju ftojë të aplikoni për pjesëmarrje në punëtorinë “Dialogu social për lejen e lindjes dhe lejen prindërore”.

Kjo punëtori do të sjellë rreth vetes pjesëmarrës nga organizatat e shoqëria civile, organizimet sindikale në Kosovë, antëtarë të Këshillit Ekonomiko-social, aleancat dhe odat ekonomike, të rinjë/reja si dhe akterë tjerë relevantë të zhvillimit të dialogut social në Kosovë, për të diskutuar për:

  • Përfitimet  e politikave për leje prindërore në mirëqenie dhe zhvillim socio-ekonomik.
  • Ndikimin e lejes së lindjes në qasjen e grave në punësim
  • Rëndësinë e lejes së paguar të atësisë për barazi familjare dhe shoqërore
  • Efektin e politikave për leje prindërore në tregun e punës

Punëtoria do të mbahet më 12 mars 2019, nga ora 10:00, në Hotel Sirius në Prishtinë.

Afati i fundit për aplikim është 7 mars 2019.

Vegëza për aplikim: https://goo.gl/forms/bkH4rb6E50Oo8u3l1

Pjesëmarrësit që vijnë nga komunat tjera do të kenë të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Pushimi prindëror për barazi gjinore”, që implementohet nga Demokraci për zhvillim, financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.