• Shqip

Thirrje për aplikim për grante të vogla

14.01.2020

Projekti rajonal “Rritja e qasjes së grave në punësim” synon të adresojë joaktivitetin dhe diskriminimin e grave në tregun e punës. Ky projekt është një partneritet në mes të Institutit Demokraci për Zhvillim në Kosovë dhe Qendres “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) në Shqipëri dhe zbatohet falë përkrahjes së Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë. Objektivi kryesor i projektit ështe rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive miqësore gjinore që përmirësojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.

NIVELET E FINANCIMIT

Organizatat e grave/entitetet janë të ftuara të aplikojnë për një grant prej 1,650 euro. Ju lutem vini re se mbështetja financiare e kërkuar nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale të grantit. Shpenzimet administrative nuk duhet të kalojnë 5% të shumës së përgjithshme.

DATAT E APLIKIMIT

Data e fundit për aplikim është 28 Janar, 2020, deri në 17.00 në e-mail adresën grants@d4d-ks.org

Nëse keni nevojë për informacion shtesë në lidhje me thirrjen për propozim, ju lutem dërgoni e-mail deri më datën 22 Janar2020. Data e njoftimit për organizatat / entitetet e përzgjedhura është data 6 Shkurt, 2020.

Thirrjen e plotë dhe FORMËN PËR APLIKIM i gjeni më poshtë në të tri gjuhët (shqip, serbisht dhe anglisht):