Projekti “Rritja e qasjes së grave në punësim” synon të adresojë jo‐aktivitetin e grave në tregun e punës në Kosovë dhe Shqipëri. Objektivi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit i cili mëton zvogëlimin e diskriminimit gjinor, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive miqësore gjinore që përmirësojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
Ky projekt është një partneritet në mes të Institutit Demokraci për Zhvillim, D4D (Kosovë) dhe Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, GADC (Shqipëri) dhe mbështetet nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.
D4D i fton organizatat lokale nga Kosova të dërgojnë projekt propozimet e tyre të cilat synojnë të ofrojnë shkathtësi dhe mundësi punësimi për gratë dhe të avokojnë për rritjen e qasjes së grave në tregun e punës në nivel lokal. Organizatat/entitetet e përzgjedhura do të përfitojnë edhe prej programit të mentorimit përgjatë vitit.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
- OJQ‐të e grave në nivel lokal dhe shoqatat me përvojë në adresimin e qasjes së grave në tregun e punës;
- Entitetet lokale të grave (formale dhe jo‐formale) që adresojnë qasjen e grave në tregun e punës në nivel komunitar;
- Organizatat ose subjektet vullnetare të drejtuara nga gratë.
Projektet/iniciativat e pranueshme për financimin përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:
- Avokim në nivel lokal komunal për ndryshime të caktuara të rregulloreve që rrisin drejtpërsëdrejti ose tërthorazi qasjen e grave në tregun e punës;
- Lehtësim të bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe shoqatave të sipërmarrësve të udhëhequra nga gratë dhe/ose ndërmarrjeve sociale të grave, kooperativave;
- Forcim të kapaciteteve të grave të tjera përmes ofrimit të informatave për trajnimet, iniciativat për ngritjen e kapaciteteve dhe shkathtësive të tjera të punës;
- Lehtësim të qasjes në informacione dhe burimeve të tjera;
- Partneritete që përfshijnë anëtarë të autoriteteve vendimmarrëse (p.sh. Kuvendin Komunal/Bashkiak) dhe gratë në nivel lokal.
Vërejtje: Aplikacionet duhet të përputhen me kriteret e caktuara në thirrje për të vazhduar në fazën e vlerësimit. Aplikacionet që nuk respektojnë rregullat e thirrjes do të refuzohen.
Vendi: Kosovë
Kohëzgjatja e propozuar: 2 muaj
Nivelet e financimit: Mbështetja e kërkuar financiare nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale prej 1,650 euro. Shpenzimet administrative nuk duhet të kalojnë 5% të shumës së përgjithshme të granit.
KRITETER E VLERËSIMIT
Të gjitha projekt propozimet do të vlerësohen mbi potencialin e tyre për të pasur ndikim të prekshëm në rritjen e qasjes të grave në tregun e punës në nivel lokal komunal/bashkiak. Secili projekt propozim do të vlerësohet në bazë të kritereve të mëposhtme:
- Qasja teknike
- Relevanca e nevojave dhe çështjeve të adresuara;
- Kualiteti i aktiviteteve të propozuara;
- Aktivitetet e orientuara drejt rezultateve
- Kapacitetet e organizatës/grupit;
- Kapacitetet organizative dhe administrative;
- Përvoja relevante dhe rezultatet në fushat e ngjashme;
- Propozimi i kostos/shpenzimeve
- Efektiviteti i buxhetit.
DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN
- Propozim i shkurtër i projektit, që përshkruan qëllimet dhe objektivat kryesore dhe rezultatet e tij përfundimtare;
- Propozim i buxhetit që do të përdoret në mënyrë efektive në përputhje me objektivat dhe objektivat/rezultatet e projektit.
- Dokumentet ligjore që sigurojnë regjistrimin e organizatës (në rastet e OJQ‐ve);
- Nëse është relevante, dëshmi e kompetencës dhe përvoja e mëparshme në aktivitetet
SI TË APLIKONI
Aplikacionet duhet të dorëzohen përmes emal-it në [email protected].Data e fundit për aplikim është 25 janar 2021.
Aplikantët të cilët kanë nevojë për informata shtesë në lidhje me thirrjen për propozim mund të dërgojnë email në [email protected].