Private: THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE TË VOGLA

14.09.2020

PERIUDHA PËR APLIKIM KA PËRFUNDUAR!

 


Projekti “Rritja e qasjes së grave në punësim” synon të adresojë jo‐aktivitetin e grave në tregun e punës në Kosovë dhe Shqipëri. Objektivi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit që synon zvogëlimin e diskriminimit gjinor, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive miqësore gjinore që përmirësojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.

Kohëzgjatja e propozuar:  2 muaj

Nivelet e financimit: Mbështetja e kërkuar financiare nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale prej 1,650 euro. Shpenzimet administrative nuk duhet të kalojnë 5% të shumës së përgjithshme të granit.

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN

  • Propozim i shkurtër i projektit, që përshkruan qëllimet dhe objektivat kryesore dhe rezultatet e tij përfundimtare;
  • Propozim i buxhetit që do të përdoret në mënyrë efektive në përputhje me objektivat dhe objektivat/rezultatet e projektit.
  • Dokumentet ligjore që sigurojnë regjistrimin e organizatës (në rastet e OJQ‐ve);
  • Nëse  është  relevante,  dëshmi  e  kompetencës  dhe  përvoja  e  mëparshme  në aktivitetet  relevant.

SI TË APLIKONI

Aplikacionet duhet të dorëzohen përmes emal-it në [email protected].Data e fundit për aplikim është 28 shtator 2020.

Aplikantët të cilët kanë nevojë për informata shtesë në lidhje me thirrjen për propozim mund të dërgojnë email në [email protected].

Thirrjen e plotë dhe FORMËN PËR APLIKIM i gjeni më poshtë.