• Shqip

Thirrje për aplikim në aktivitetin Peer-to-Peer për dialogun teknik

13.11.2019

Je i ri/e re dhe dëshiron të dish më shumë rreth dialogut teknik, dhe të bashkëbisedosh me moshatar tuaj nga Serbia? Kjo është mundësia jote!

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) synon që përmes aktivitetit Peer-to-Peer të ndërlidhë grupe të njëjta të interesit nga Kosova dhe Serbia. Ky aktivitet do të mbledhë nga 15 të rinj/reja (21-30 vjeç) nga Kosova dhe Serbia për të diskutuar mbi përfitimet e dialogut teknik të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ndikimin e tyre në jetën e qytetarëve.

Përpos kësaj, do të ketë edhe vizita në organizatat e shoqërisë civile për të diskutuar mbi përfimitimet e dialogut dhe angazhimin e tyre në këtë aspekt.

Peer-to-Peer do të organizohet në Prishtinë, më 4-6 dhjetor 2019. Aplikantëve/eve të pranuar/a do t’u sigurohet akomodimi (2 netë), ushqimi, transporti si dhe materialet e aktivitetit.

Për të qenë kandidatë/e për pjesëmarrje në këtë aktivitet, ju lutem klikoni këtu ose plotësoni më poshtë formularin elektronik.

Afati i fundit për aplikim është më datë 25.11.2019, ora 17:00, dhe vetëm të përzgjedhurit do të kontaktohen.