Takimi i përbashkët me grupin jo-formal të grave anëtare të Kuvendit të Komunës së Istogut dhe qytetareve

18.02.2020

Në kuadër të projektit “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale”është mbajtur takimi i përbashkët me grupin jo-formal të grave anëtare të Kuvendit të Komunës së Istogut dhe banoreve nga kjo Komunë. Qëllimi i këtij bashkëbisedimi ishte të identifikohen problemet e grave në Komunën e Istogut si dhe nevojat për adresimin e këtyre çështjeve në Kuvend Komunal.

Gjatë diskutimit ndër të tjera u theksua edhe nevoja për mbështetjen e bizneseve fillestare të grave, qëndrueshmërinë e tyre, krijimin e një hapësire të veçantë për shitjen e produkteve si dhe kushte të përshtatshme për krijimin e bizneseve të reja. Gjatë muajve në vazhdim do të organizohet edhe një tryezë diskutimi me të gjithë akterët relevant nga Komuna e Istogut, për të diskutuar më detajisht rreth kërkesës së grave nga kjo Komunë.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.