Shoqëria civile mirëpret thirrjet ndërkombëtare për mos emërim të noterëve

15.10.2019

Ne, organizatat e shoqërisë civile të listuara më poshtë, mirëpresim reagimet ndërkombëtare rreth procesit të përzgjedhjes së noterëve të rinj, të udhëhequr nga ministri në largim i drejtësisë Abelard Tahiri.

Pas disa reagimeve të shoqërisë civile, javën e kaluar një numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare ishin shumë të qarta në thirrjet e tyre ndaj Ministrit në largim z. Tahiri për të mos emëruar noterët që dalin nga procesi i fundit i përzgjedhjes.

Fillimisht reaguan Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale e Noterëve të Gjermanisë, ndërsa sot erdhi edhe thirrja eksplicite e Zyres së BE-së në Kosovë dhe reagimi i Ambasadorit Gjerman në Kosovë z. Heldt.

Duke qenë të shqetësuar nga deklaratat e Ministrit në largim të drejtësisë Abelard Tahiri që përkundër të gjithave planifikon të përmbyllë këtë proces, ne përsërisim kërkesat tona që:

1. Ministri në largim Abelard Tahiri të mos emërojë asnjë noter nga lista aktuale e kandidatëve për noterë;

2. Ministri i ri i drejtësisë urgjentisht të fillojë rishikimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve;

3. Policia dhe prokuroria të fillojë hetimet për veprime të mundshme kriminale në procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinjë.

Organizata Çohu / Preportr
Columbus
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Demokracia Plus (D+)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Iniciativa Për Progres (INPO)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti EPIK
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Lëvizja FOL