Roli i zyrave të punësimit në rritjen e qasjes së grave në punësim: mundësitë dhe sfidat

30.10.2019

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dje mbajti punëtorinë një ditore me temë “Roli i zyrave të punësimit në rritjen e qasjes së grave në punësim: mundësitë dhe sfidat”. Në kuadër të kësaj punëtorie u prezantuan të dhënat e dala nga hulumtimi në teren lidhur me njohuritë që kanë të papunat/papunët për zyrat e punësimit, shërbimet që ofrohen dhe mundësitë. Pjesëmarrës në punëtori ishin drejtorët e zyrave rajonale të punësimit, Zyrtarë për Barazi Gjinore dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Punëtoria kishte për qëllim që të bëjë identifikimin e mundësive dhe sfidave të zyrave të punësimit në adresimin e nevojave të punësimit të grave për secilin regjion dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete në adresimin e kësaj çështje.

Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit rajonal “Rritja e qasjes së grave në punësim” me përkrahje nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.