
Me datat 21, 22 dhe 23 tetor, Instituti D4D ka mbajtur punëtorinë me anëtarët e rinjnë të Kuvendeve Komunale, nga komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Suharekë, Vushtrri, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë dhe Malishevë. Gjatë kësaj punëtorie janë diskutuar format ideale të sjelljeve dhe komunikimit me qytetarët për të rinjtë e angazhuar në poltikë. Kjo punëtori në të cilën ligjëroi Fitim Mulolli, drejtor ekzekutiv në Polcon u fokusua në mënyrat e komunikimit me qytetarë prej të cilave gjuha e trupit, zëri dhe qëndrimi përmenden si ndër akterët kryesor në sferën politike për të përcjell mesazhin te publiku.
Aftësimi i të rinjëve të cilët janë pjesë e kuvendeve ndihmon në zhvillim e tyre për informimin e qytetarëve dhe paraqitjes me integritet ndaj qytetarëve në Kosovë.
Punëtoria ka vazhduar më tej ku është folur edhe për përdorimin e rrjeteve sociale si platforma kyçe për komunikimin e tyre politik në masë. Me ligjëruesin Valon Canhasi, themeluesin e Hallakate, u shqyrtuan format e rritjes së audiencës dhe përahpjen e kampanjave politike nëpërmjet rrjeteve sociale githashtu si ti përcjellin trendet dhe atë çka njerzit kerkojnë nga rrjetet sociale.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përfaqësimi i rinisë me integritet politik”, me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).






