Punëtori për politikat publike me këshilltarët e rinj komunal

08.07.2019

Politikat publike janë programe veprimi të cilat zbatohen nga autoritetet politike. Si të tilla, këto janë një aspekt me shumë rëndësi edhe për këshilltarët komunal dhe punën e tyre në Kuvendet Komunale.

Me qëllim të arritjes së objektivave të synuara nga grupi jo-formal i këshilltarëve të rinj komunal “NE”, është mbajtur punëtoria 3 ditore me fokus në politikat publike. Pjesë e këtij grupi janë këshilltarët e rinj komunal nga 5 komunat e Republikës së Kosovës (Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren).

Qëllimi i kësaj punëtorie është ngritja e kapaciteteve të këshilltarëve komunal, forcimi i bashkëpunimit dhe hartimi i konceptit për zhvillimin e fushatës avokuese në lidhje me iniciativat të cilat grupi jo-formal “NE” do t’i ndërmarr në komunat përkatëse.

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt fuqizimit të pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike dhe afirmimit të tyre.

Ky aktivitet po realizohet në kuader të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike”, që po implementohet nga Instituti Demokraci për Zhvillim, me mbështetje nga National Endowment for Democracy.