Diskutime për nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike

01.10.2018

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me qëllim të avancimit të pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike dhe vendimmarrëse ka filluar një raund të takimeve me forumet rinore të partive politike.

Përveç avancimit të pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave, qëllimi i këtyre takimeve është edhe të ndihmojmë anëtarët e forumeve rinore të partive politike në ngritjen e kapaciteteve.

Si rezultat i këtij angazhimi D4D deri tash ka takuar përfaqësuesit të të gjitha partive politike. Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Partisë Social-demokrate, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate për Kosovën, Vetëvendosjes, dhe Aleancës Kosova e Re, shprehen gatishmërinë për ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve/rejave për të qenë më aktiv me forumet brenda strukturave të partive përkatëse. Gjatë këtyre takimeve është parë një frymë e lartë e gatishmërisë së forumeve rinore për të punuar së bashku me D4D për trajtimin e çështjeve që i shqetësojnë të rinjtë kosovar, për çka D4D u është falënderues.