D4D vazhdon me sesione informuese për student/e rreth punësimit, trajnimeve dhe migrimit qarkor

30.05.2018

Në një treg dinamik, dhe vazhdimisht i ndikuar nga globalizmi, është e nevojshme të ndahen informata për mundësitë e ndryshme që ekzistojnë për pjesëmarrje në treg. D4D po vazhdon me mbajtjen e sesioneve informuese rreth mobilitetit të fuqisë punëtore dhe mundësitë për të rikthyerit/at. Në Ferizaj dhe Prizren kemi mbajtur sesion informues me të rinjë dhe të reja. Në këto sesione është diskutuar rreth mundësive që ekzistojnë në Kosovë dhe jashtë për trajnime, edukim dhe punësim. Riintegrimi i të rikthyerve/ave është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, dhe mungesa e informatave rreth mundësive për të rikthyer/a paraqet problem. Përmes këtyre sesioneve D4D synon që po ashtu të ndajë informata për skemat e riintegrimit duke mundësuar qasjen sa më të lehtë në përfitimet për të rikthyerit/at.

Këto sesione informuese mbështeten nga GIZ/DIMAK.