D4D përfundoi serinë e tryezave me temën “Voto për Demokraci”

02.05.2018

Gjatë muajit prill Instituti D4D në kuadër të projektit “Voto për Demokraci” ka realizuar një varg aktivitetesh me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve/rejave në vendimmarrjen e qeverisjes lokale. Komuna e Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Mitrovicës, Kamenicës dhe Ferizajt ishin pjesë e punëtorive, fushatave avokuese, informimit mbi mënyrat e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen e qeverisjes lokale, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe aktivizmin qytetarë.

Këto aktivitete janë realizuar në bashkëpunim me organizatat partnere;
Syri i Vizionit – Pejë
INNO – Gjakovë
FSHC M – Mitrovicë
CDKD – Kamenicë
KAND – Gjilan
INPO – Ferizaj

Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Voto për Demokraci” përkrahur nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.