Treni: A do të ndalet me kaq?

31.01.2017 D4D

Me datë 31 Janar 2017, u mbajt Salloni i së martes me temën: Treni: A do te ndalet me kaq?

Në fjalimin hapës Valon Murtezaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme theksoi se ne si Qeveri dhe si qytetar jemi për lëvizje të qytetarëve edhe me tren, por në pajtim me rregullat dhe ligjet e Kosovës. Poashtu, Glauk Konjufca, Deputet LVV në Kuvendin e Republikës së Kosovës rikthesoi se duhet të caktohet një listë mbi të cilat nuk duhet të diskutohet me Serbinë poashtu të punohet se si duhet të ju përgjigjemi provokimeve të ardhshme. Agron Bajrami, Kryeredaktor në Koha Ditore tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut duhet të implementohen dhe të gjithë që janë pjesë e saj nga të dyja anët të japin llogaridhënje.

Ky Sallon u moderua nga Arben Ahmeti, TV Dukagjini dhe editoriali u shkrua nga Donika Emini, Hulumtuese, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Editorialin e këtij salloni mund ta gjeni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Sallonet e ardhshme