Testi Pisa: Synim për rezultate sipërfaqësore apo ndryshim i sistemit arsimor?

17.05.2018 D4D

Instituti D4D me datë 8 maj ka mbajtur sallonin e radhës, me temën ” Synim për rezultat sipërfaqësor apo ndryshim rrënjësor në sistemin arsimor?”

Hapja nxitëse dhe informuese u bë nga:  Arlinda Beka, Këshilltare Politike në Kabinetin e Ministrit, MASHT, e cila potencoj se rezultatet e Testit Pisa 2015 kanë qenë shqetësuese dhe si të tilla janë trajtuar në mënyrë serioze nga MASHT,  Boris Scharlowski, Udhëheqës i projektit CDBE, GIZ potencoi se si i kishte bërë përshtypje reagimi i mediave dhe profesorëve në Kosovë, por edhe më shumë duke pas parasysh që në Gjermani ky reagim ka qenë më i madhë nga vetë prindërit dhe nxënësit që ishin pjesë e këtij testimi, ndërsa Mustafë Kadriu,Menaxher i projektit “Pisa 2018”, MASHT. theksoj se për Testin Pisa 2018 ka qenë përgaditja më e madhe përkundër testit paraprak.

Ky sallon u moderua nga Rinor Qehaja, Drejtor Ekzekutiv, Instituti EdGuard, ndërsa editoriali u shkrua nga Rreze Hoxha, Hulumtuese, Grupi për Studime Juridike dhe Politke.

Ky grant financiohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Sallonet e ardhshme