Të rinjtë e Komunës së Lipjanit: Sa janë të përfshirë në aktivitete dhe sa gëzojnë përkrahjen e Komunës?

09.10.2018

Gjatë diskutimit në Komunën e Lipjanit në sallon mbi temën “Të rinjtë e Komunës së Lipjanit: Sa janë të përfshirë në aktivitete dhe sa gëzojnë përkrahjen e Komunës?”, u potencuan aktivitete dhe projekte të ndryshme në të cilat Komuna është duke punuar në vazhdimësi në mënyrë që të integroj sa më shumë të rinjtë në vendimmarrje si dhe njëkohësisht të përmbush nevojat e tyre në baza ditore. Në anën tjetër të rinjtë vënë në pah disa shqetësime dhe kërkesa për plotësimin e kushteve në të cilat ata mund të operojnë më lehtë dhe të fuqizohen edhe më shumë.

Megjithatë,  panelistët dhe pjesëmarrësit u dakorduan se duhet një angazhim edhe më i madh nga të dyja palët, punë më e madhe nga pushteti lokal, por edhe vetëdijesim dhe vullnet më i madh i të rinjve për të shtyrë përpara iniciativa dhe bashkëpunim më të fuqishëm. Pjesë e panelit në këtë sallon të mbajtur me 9 tetor, ishin Shkelzen Hajdini, Drejtor, Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, Komuna e Lipjanit; Muhamet Qeriqi, Hulumtues i lartë i qeverisjes lokale, OJQ POLIS; Rinor Murati, Kryetar, Kuvendi i të rinjve të Lipjanit.

Ky sallon u moderua nga Bekim Krasniqi, OJQ YAHR ndërsa editoriali do të shkruhet nga Valmire Marevci, OJQ Qendra e të Rinjve, Lipjan.

Ky sallon u mundësua me përkrahje nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Sallonet e ardhshme