Si do t’i përkrahë shoqëria të mbijetuarat/it e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin?”

05.12.2017 D4D

Salloni i radhës, u mbajt të martën më 5 Dhjetor 2017 me temën: “Si do t’i përkrahë shoqëria të mbijetuarat/it e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin?”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Minire Begaj, Komisioni për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës; Petrit Çollaku, Asociacioni i gazetarëve të Kosovës dhe Sebahate Pacolli-Krasniqi, Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarëve të torturës. Panelistët theksuan se të mbijetuarat/it e dhunës seksuale ende i vuajnë pasojat e të kaluarës këtë herë për shkak të familjes që i konsiderojnë ata/o që kanë humbur nderin e familjes. Por të gjithë pajtohen se duhet të punojmë për t’i përkrahur ato duke ju mundësuar që reparacionet që do i marrin të bëhet në mënyrë sa më konfidenciale.

Ky sallon u moderua nga Rozafa Kelmendi, UN Women dhe editoriali u shkrua nga Serbeze Haxhijaj Gazetare.

Ky salon organizohet në kuadër të 16 Ditëve të aktivizmit në bashkëpunim me UN Women në Kosovë.