Rinia pasuri apo barrë e shoqërisë? Çfarë shkathësie ka rinia që mund të jenë tërheqëse për sektorin privat?

06.09.2016 D4D

Salloni i katërt me radhë nga seria e të rinjve u mbajt në Pejë, me temën: Rinia dhe punësimi: E papunë dhe me arsim joadekuat; a është rinia pasuri apo barrë e shoqërisë? Çfarë shkathësie ka rinia që mund të jenë tërheqëse për sektorin privat?

Engelbert Zefaj, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, ndër të tjera theksoi se Komuna e Pejës po bën përpjekje për të fuqizuar rininë në këtë rajon, duke u fokusuar në ndërmarrësinë proaktive. Fiona Beqiri tha se për zhvillim të rinisë janë bërë marrëveshje me organizata të huaja dhe vendore që të të hapen sidomos qendra inovative në Pejë. Kushtrim Rexhaj tha se pjesa më e madhe e të rinjve pas përfundimit të studimeve kërkojnë punë, por një numër shumë i vogël i tyre arrijnë të punësohen.

Moderimi i sallonit u bë nga Magdalena Gjoka-Bibaj ndërsa editoriali u shkrua nga Ariana Lukaj, Zyra për Informim Publik në Komunën e Pejës.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me Departamentin e rinisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office

Sallonet e ardhshme