Të diplomuarit/at e shkollave profesionale: Ku më pas, nëse jo në universitet?

18.10.2016 D4D

Të marten me 18 Tetor është mbajtur salloni me temën: “Të diplomuarit/at e shkollave profesionale: Ku më pas, nëse jo në universitet?”.

Panelistët/et theksuan që nuk është e rëndësishme nëse njohuritë dhe aftësitë merren në formë formale ose jo formale, përderisa kandidatët/et zotërojnë shkathtësi praktike dhe plotësojnë kërkesat e tregut të punës. Edhe pse tema e papunësisë kërkon një tjetër diskutim më të detajuar, një pjesë e madhe e ekonomistëve dhe ekspertëve të fushës mendojnë që papunësia e madhe në Kosovë ka të bëj me mospërputhjen e nevojave të tregut me aftësitë e fuqisë punëtore – pra papunësi strukturale. Dhe kur jemi tek aftësitë, rol kyç këtu ka shkollimi dhe sidomos shkollimi profesional. Panelistet poashtu theksuan se shkollat profesionale nuk kanë kushte të mira të arsimit prandaj nxënësit obligohen në një mënyrë apo tjetër për të vazhduar shkollimin në universitet.

Moderimi i sallonit u bë nga Ermira Ajeti dhe editoriali u shkrua nga Dren Pozhegu.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni edhe uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

 

Sallonet e ardhshme