Sa kushton krijimi i një vendi të ri të punës?

19.04.2016 D4D

Më 19 prill, u mbajt salloni i së martes, me temën: ‘Sa kushton krijimi i një vendi të ri të punës?’

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Besnik Bislimi, profesor, AUK, David T. King, drejtor i programit, USAID EMPOWER Sektori Privat, dhe Ramiz Kelmendi, themelues i kompanisë “Elkos”. Panelistët theksuan se kur flitet për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës duke iu referuar analizave të ekspertëve të fushës së ekonomisë, kostoja e krijimit të një vendi të punës si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat del të jetë e lartë. Për të krijuar një vend pune qeverisë i nevojiten përafërsisht 8 mijë euro.

Ky sallon u moderua nga Alban Zogaj, drejtor ekzekutiv, Kolegji Riinvest dhe editoriali u shkrua nga Shkelqim Hysenaj.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni në ueb faqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me Projektin Enhancing Youth Employment (EYE).

Sallonet e ardhshme