Sa janë duke u përdorur gjuhët zyrtare në Kosovë?

31.05.2016 D4D

Më 31 maj, u mbajt salloni i së martes me temën:

Sa janë duke u përdorur gjuhët zyrtare në Kosovë? A janë duke u trajtuar të gjitha gjuhët barabartë? Si është cilësia e përkthimit të ligjeve? Si vlerësohet rëndësia për gjuhët tjera tek të gjitha komunitetet?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Slavisa Mladenovic, Komisioner për gjuhët, Zyra e Komisionerit për gjuhët, Zyra e Kryeministrit, Remzije Istrefi, Prof.dr. i të Drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës, dhe Robin Budd, Sekretari i dytë politik, Ambasada Britanike në Prishtinë. Ndër të tjera u theksua çështja e aspektit financiar, mungesa e kuadrove profesionale, shkelje e të drejtave të komuniteteve, nevojë për më shumë përpjekje nga Ministria e Arsimit që t’i bëjë bashkë nxënësit nga komunitete të ndryshme.

Moderimi dhe hartimi i editorialit u bë nga Igor Zlatojev, përkthyes në Trankos Consulting.

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për Gjuhët.

Sallonet e ardhshme