A jeni përkrahës të pagesës 7% nga të ardhurat tuaja për përkujdesje shëndetësore më cilësore publike?

17.05.2016 D4D

Më 17 maj, u mbajt Salloni i së martes me temën: A mund të ofrojmë shërbime shëndetësore gratis qytetarëve? A jeni përkrahës të pagesës 7% nga të ardhurat tuaja për përkujdesje shëndetësore më cilësore publike? A jeni përkrahës të një sistemi shëndetësor të privatizuar apo publik?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Imet Rrahmani, Ministër i shëndetësisë; Fatmir Gashi, Zëvendësguvernator, BQK dhe Mërgim Prishtina, Drejtor ekzekutiv, Trepharm. Panelistët theksuan se shtatë përqindëshi i sigurimeve shëndetësore ka ndikim të dyfishtë tek qytetarët, duke rritur cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ajo redukton pagesat nga xhepi vetanak të qytetarëve. Siguria që ofron ky ligj tek qytetarët dhe punëtorët është shumë e lartë, prandaj menaxhimi i rregullt do të mundësojë kapacitet më të madh të shërbimeve, shërbime kualitative, dhe infrastrukturë me aparatura të nevojshme.

Ky sallon u moderua nga Lulzim Çela, Menaxher i programit TB, CDF, ndërsa editoriali u hartua nga Bardha Çollaku, studente, AUK.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Sallonet e ardhshme