Sa do të ndihmonte procesin mësimor prezenca e psikologut në shkolla?

01.11.2017 D4D

Me 1 Nëntor 2017, u mbajt Salloni i radhës në komuna me të rinjtë në Istog me temën: Sa do të ndihmonte procesin mësimor prezenca e psikologut në shkolla?

Fjalimet hapëse u mbajtën nga: Valentina Alihajdaraj, Zyrtare në Departamentin e Arsimit në Komunën e Istogut; Kosovare Maraj, Psikologe dhe Burbuq Ademaj, Psikolog. Panelistët dhe pjesëmarrësit e Sallonit u pajtuan që psikologu ka rolin kyç në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Kjo sepse për që nxënësit të jenë sa më të suksesshëm në mësim ata duhet të jenë të përkushtuar dhe mos të nxënës/e të përfshirë në probleme. Psikologu ka mundësinë që me anë të bisedave dhe teknikave të tij të mësoj arsyet se pse ai nxënës nuk është i përkushtuar në mësim edhe bën probleme. Nxënësit pjesëmarrës kërkuan që numri i psikologëve në shkolla të rritet sepse kërkesa është shumë e madhe dhe ata psikologë që janë nuk mund të i përballojnë kërkesat që janë.

Ky sallon u moderua nga Majlinda Kelmendi, Qendra e Inovacionit dhe editoriali u shkrua nga Fjollë Berisha, Gazetare.

Ky Sallon organizohet në kuadër të Salloneve me të rinj, që financohet nga Ministria e kulturës, Rinisë dhe sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung. 

Sallonet e ardhshme