Sa po e përfaqëson Kuvendi shoqërinë kosovare?

28.03.2017 D4D

Të martën më 28 Mars 2017,  u mbajt Salloni me temën:“Sa po e përfaqëson Kuvendi shoqërinë kosovare?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Xhevahire Izmaku, Deputete nga PDK, e cila tha se ligjërisht ata përfaqësojnë tërë Republikën e Kosovës, por sa faktikisht arrijnë që të e bëjnë këtë mund te themi se është e pamundur. Prandaj shumica e çështjeve të cilat i ngris janë të nivelit lokal prej nga ai vij. Mytaher Haskuka, Deputet nga VV, theksoi se nëse fillimisht e shohim përfaqësimin në bazë të shoqërisë, kemi mos-përfaqësim të grave në Kuvend. Kjo sepse gratë janë 50% e popullësisë e në Kuvend ato përfaqësohen vetëm 30%. Kjo duke vazhduar edhe me përfaqësimin e të gjitha qyteteve dhe minoriteteve. Teuta Haxhiu, Deputete nga AAK theksoi rëndësinë e të qenurit transparent me votuesin. Kuvendi është përfaqësues i shoqërisë dhe si të tillë deputetët/et duhet të jenë pjesë e çdo diskutimi të komisioneve që bëjnë pjesë. Blerim Grainca, Deputet nga LDK tha se ne kemi përgjegjësi ngaj votuesve dhe besimi i tyre ndaj neve duhet të reflektoj në punën. Por përgjegjësia personale është komplet ndryshe nga ajo kolektive. Ku kuvendi si kuvend nuk e ka kryer as 20% të punës së parashtruar dhe si i tillë është mos përfaqësues i shoqërisë.

Ky sallon u moderua nga Valmir Ismaili, Demokraci+ dhe editoriali u shkrua nga Blerina Ukshini, Instituti D4D.

Editorialin e këtij Salloni mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky Sallon u organizua në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung. 

Sallonet e ardhshme