Sa individualistë janë të rinjtë sot? Sa ndikon rrethi në zhvillimin e tyre dhe a po edukohen që të jenë kreativ dhe të pavarur?

21.06.2016 D4D

Në Gjakovë, më 21 qershor, u mbajt salloni me temën: Rinia dhe individualiteti: Sa individualistë janë të rinjtë sot? Sa ndikon rrethi në zhvillimin e tyre dhe a po edukohen që të jenë kreativ dhe të pavarur?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, Butrint Batalli, partner menaxhues, INOVA Consulting, Lekë Zherka, Drejtor ekzekutiv, BONEVET, dhe Andi Batusha, Kryetari i Këshillit për Veprim Rinor në Gjakovë. Në Sallon u tha se të rinjtë janë përgjegjës për gjendjen e tyre, Arsyeja e kësaj është pasiviteti dhe dembelia. Sikur të rinjtë të ishin aktivë, veprimet e tyre do të rrisnin mirëqenien e tyre. Është e vërtetë që jo të gjitha veprimet janë të suksesshme në rritjen e mirëqenies, por me këmbëngulësi dhe pak fat suksesi është i paevitueshëm. Gjithashtu, askush nuk lind i gjithëdijshëm apo i shkathët. Dija dhe shkathtësitë mësohen dhe për këtë arsye është çështje vitale që të rinjtë e të paeksperiencë të jenë aktivë në punë vullnetare dhe punë të niveleve më të ulëta.

Ky sallon u moderua nga Arbër Xharra, Koordinator i Qendrës Rinore në Gjakovë, ndërsa editoriali u hartua nga Dren Pozhegu, hulumtues.

Editorialin e Sallonit mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky është salloni i tretë nga seria e salloneve për të rinjë, organizuar në bashkëpunim me Departamentin e rinisë, Ministria e Kulturës, rinisë dhe sportit, dhe Friedrich-Ebert-Stiftung, Prishtinë.

Sallonet e ardhshme