Sa është sot lajmi i vërtetë?

04.04.2017 D4D

Me 4 Prill 2017, u mbajt Salloni i së martës me temën: “Sa është sot lajmi i vërtetë?”

Fjalimet e hapëse u mbajtën nga: Faik Ispahiu, Kallxo.com, ku ai tha se me lajmin e rremë që bëhet më i lehtë për t’u përhapur se sa informacion i verifikuar, ne duhet të pyesim veten si gazetarë nëse do të festojmë gënjeshtra apo fakte. Në anën tjetër Mimoza Koprani-Muçaj, kryeredaktore e lajmeve, Kohavision tha se ka një dilemë në mesin e profesionistëve, duke e bërë të vështirë të bien dakord për një mekanizëm të veçantë për të përcaktuar nëse një faqe interneti është duke abuzuar me lirinë e fjalës dhe si rezultat nëse duhet të mbyllet. Anamari Repic, gazetare në televizionin RTK2 tha se në një epokë kur marrja e informacionit mbështetet në aktivitetin e lexuesit dhe algoritmet e para-programuara, duhet të ketë një diskutim për të dalluar atë që është e besueshme dhe në duhet të kemi besim.

Salloni u moderua nga Shkëlqim Hysenaj, Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, dhe op-ed u shkruajt nga Kreshnik Gashi, gazetar, Drejtësia në Kosovë.

Editorialin e këtij salloni mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Sallonet e ardhshme