Sa arrijnë të punësohen të diplomuarit nga qendrat e arsimit dhe shkollat profesionale?

28.06.2016 D4D

Më 28 qershor,  Salloni u mbajt me temën: ‘Sa arrijnë të punësohen të diplomuarit nga qendrat e arsimit dhe shkollat profesionale?’

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga:  Jehona Serhati, Hulumtuese për arsim profesional dhe Alejtin Berisha, Drejtor Ekzekutiv, Kolegji Universum. Panelistët thanë se janë rreth 30 mijë të rinj, që hyjnë në treg të punës brenda një viti. E meqë në Kosovë nuk ka “treg pune”, të rinjtë bëhen pjesë e përqindjes së lartë të të papunëve. Autostradat, projektet sporadike të “zbutjes së papunësisë” përmes punësimeve sezonale nuk po arrijnë ta zbusin gjendjen sado që shteti po i përdor vazhdimisht për statistika në favor të promovimit të një përshtypjeje përgjithësisht të rrejshme se “megjithatë po bëhet diçka”.

Ky sallon u moderua nga Naime Brajshori, Zv. Drejtoreshë, QEAP Heimerer, ndërsa editoriali u shkrua nga Erjonë Popova, gazetare, Birn që mund ta lexoni këtu.

Sallonet e ardhshme