Roli i mediave ne këto zgjedhje: A ndikojnë në votën e qytetarëve?

23.05.2017 D4D

Më 23 Maj 2017, u mbajt Salloni i së martës me temën: “Roli i mediave ne këto zgjedhje: A ndikojnë në votën e qytetarëve?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Berat Buzhala, Drejtor Ekzekutiv, Gazeta Express i cili theksoi se në ditët e sotme mediat të cilat kanë adresë ndërsa jo ato “fake” e kanë rolin më të vogël të ndikimit. Për shkak që mediat e sotme të inkuadruar në facebook, postimet e personave të famshëm dhe sponzorizimi i tyre kap audiencë më të madhe të ndikimit. Parim Olluri, Drejtor Ekzekutiv, Insajderi tha se mediat duhet të jenë të kujdesshme në mënyrën se si raportojnë dhe çka ju ofrojnë lexuesve. Kjo pasi që mënyra se si raportojnë ndikon drejtpërdrejt në atë se si ata i shohin kandidatët.

Ky Sallon u moderua nga Leart Hoxha, Click RTV 21 dhe editoriali u shkrua nga Artan Murati, Hulumtues, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Editorialin e këtij salloni mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Salloni i së martes është i organizuar në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung.

 

Sallonet e ardhshme