Rinia e Kosovës a është lobuese dhe pëkrahëse për barazi gjinore?

26.05.2017 D4D

Të premten me datë 26 Maj 2017, në Klinë u mbajt Salloni i rradhës me të rinj me temën: Rinia e Kosovës a është lobuese dhe pëkrahëse për barazi gjinore?

Panelistët ishin: Vlora Tafili, Asambleiste në Kuvendin Komunal te Klinës e cila theksoi vështirësitë të cilat ajo ka për të përfaqësuar gratë në vendimmarrje. Kjo duke marrë parasysh numrin shumë të vogël të grave në pozita të larta në institucione. Elbasan Racaj nga Organizata “Koha” theksoi se rinia në përgjithësi ende vuan steriotipet e formuara dhe të marra nga familja. Edhe pse tani ata janë shumë më përkrahëse ndaj barazisë gjinore prap është rrethi që bën mos avancimin e gruas në shoqëri. Ndërsa Heloina Elezaj përfaqësuese e të rinjëve theksoi rëndësinë që ka rinia për të lobuar në këtë drejtim. Ata kanë mundësinë që të ndërrojnë diskursin që mbizotëron për të ardhmen.

Ky Sallon u moderua nga Vitore Zefi, koordinatore e Qendrës rinore “Ardhmëria” dhe editoriali u shkrua nga David Preni, Student.

Sallonet me të rinj organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung.

Sallonet e ardhshme