Rinia dhe Teknologjia – Sfidat dhe mundësitë e rrjeteve sociale për organizim shoqëror

15.11.2016 D4D

Sallonet për të rinj në Gjilan u mbajtën me datë 15 Nëntor, me temën: Rinia dhe Teknologjia – Sfidat dhe mundësitë e rrjeteve sociale për organizim shoqëror

Ky salon u hap nga Fitim Gashi nga Creative Sh.P.K, ku ai përmendi rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit që të rinjët kanë duke u çasur lehtë në platforma të ndryshme. Platformat e ofruara në internet duhet të përdoren edhe për shkollim dhe edukimin e të rinjëve. Që teknologjia duhet të shfytëzohet për të promovuar çështjet e tyre dhe t’i bëjnë ato më të zëshme e cilësoi të rëndësishme Liza Gashi nga Germin, ku theksoi që është më e lehtë që të bashkohet komuniteti përmes rrjeteve sociale. Kurse Genc Mustafa, sheh të arsyshme që të rinjët të rrisin bashkëpunimin dhe komunikimin ne rrjete sociale për t’u organizuar më mirë në aktivitete të përbashkëta.

Moderimi bëhet nga Alora Hyseni, Qendra Rinore në Gjilan. Editoriali u shkrua nga Avni Rudaku, Kolumnist.

Editorialin për këtë Sallon mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Sallonet e ardhshme