Reforma zgjedhore: A do ta kemi skenarin e njejtë?

08.11.2016 D4D

Të marten me 8 Nëntor u mbajt Salloni i së martes me temën: Reforma zgjedhore: A do ta kemi skenarin e njejtë?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Albert Krasniqi, hulumtues në KDI tha se në Kosovë rishikimi i kornizës ligjore zgjedhore bëhet kryesisht pas ndonjë krize politike ose presioni nga jashtë, dhe jo si nevojë e natyrshme për t’i adresuar mësimet e zëna apo synimet e reja të shoqërisë. Shqipe Mjekiqi, Këshilltare e Lartë Politike e Ministrit të Punëve të Brendshme theksoi se historia e reformave zgjedhore në Kosovë njeh dy fitore të mëdha të votuesve: hapjen e listave kandidateve të subjekteve politike si dhe me vendosjen për votim direkt nga votuesit të kryetarëve të komunave. Arben Qirezi, ligjërues politikash përmendi që në diskursin kosovar për reformë e dominojnë tema si: a është koha e duhur apo jo, shumë zona apo një zonë zgjedhore, lista zgjedhore të hapura apo të mbyllura, kuota gjinore dhe etnike apo pa to, si dhe tema tjera qe shkojnë përtej legjislacionit zgjedhorë.

Moderimi i këtij salloni u bë nga Mjellma Hapçiu-Alijaj, hulumtuese e lartë në D4D, ndërsa editoriali  u shkrua nga Yll Buleshkaj, njohës i zgjedhjeve.

Ky sallon organizohet në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Sallonet e ardhshme