Raporti i Progresit: 2015,2016 …Progres apo Regres?”

15.11.2016 D4D

Të marten me datë 15 Nëntor pas publikimi të Raportit mbi Kosovën nga ana e Komisionit të Bashkimit Evropian u mbajt Sallonit: Raporti i Progresit: 2015,2016 …Progres apo Regres?”

Hapja provokative e këtij salloni u bë nga Sokol Havolli, këshilltar për Ekonomi në zyrën e Kryeministri, ku ai theksoi të rëndësishëm terminologjinë dhe çasjen e re e përdorur nga Komisioni Evropian gjatë shkrimit të raportit e sivjetshëm. Ku për herë të parë Komisioni tregon se kush specifikisht nga Institucionet ka përgjegjësinë mbi problemet. Nga ana e shoqërisë civile, Fatmir Curri nga KCSF thekson se ky Raport nuk paraqet progres apo regres por është Raport Real mbi Kosovën mbi problemet të cilat ballafaqohen çdo ditë . Një ndër prioritetet kryesore është luftimi i Korrupsionit, ku Artan Canhasi theksoi se për të luftuar korrupsionin dhe të kemi rezultate konkrete ndaj luftimit të tij së pari duhet të fillojmë t’i publikojmë Kontratat publike të cilat i nënshkruan Qeveria.

Moderimi u bë nga Getoar Mjeku dhe editoriali u shkrua nga Blerina Ramaj, Koordinatore e Projektit, Instituti D4D.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë SCO – K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Sallonet e ardhshme