Pushimi prindëror a kontribuon për barazi gjinore?

15.12.2017 D4D

Me 15 Dhjetor 2017 u mbajt Salloni në Gjakovë me temën:“Pushimi prindëror a kontribuon për barazi gjinore?”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Fatos Axhemi, Drejtor ekzekutiv i inkubatorit për biznese ‘’Jakova Innovation Center’’; Aulona Mehmeti dhe Mimoza Shala, asambleiste në Kuvendin Komunal në Gjakovë. Panelistët theksuan se duke lënë anash dallimet biologjike mes gruas dhe burrit, ky i fundit nuk has në asnjë pengesë për t’u kujdësur për fëmijën e tij. Ushqimi, ndërrimi i veshmbathjeve, vënia në gjumë, të gjitha këto mund të kryhen edhe nga një burrë. Duke e inkurajuar pushimin e atësisë përmes nxitjes financiare, do të ju mundësohej grave të kthehen në vendet e tyre të punës më shpejtë dhe në këtë mënyrë të ulin rrezikun e shndërrimit në të papuna, të marrjes së një page më të ulët, apo të uljes në pozitë pas kthimit në punë.

Ky sallon u moderua nga Eli Bytyqi dhe editoriali do të shkruhet nga Pylljon Nura, Organizata jo-qeveritare – ‘’INNO’’ – Gjakovë.

Editorialin mund t’a lexoni këtu.

Sallonet e ardhshme