Pushimi i përbashkët prindëror: Sa janë të gatshëm burrat për të ndarë këtë përgjegjësi?

11.07.2017 D4D

Të marten me 11 Korrik 2017,  Salloni i së martes u mbajt në Ferizaj mbi temën: “Pushimi i përbashkët prindëror: Sa janë të gatshëm burrat për të ndarë këtë përgjegjësi?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Armend Pajaziti, Përfaqësues i biznesit i cili tha se shumica e bizneseve kosovare janë biznese individuale të cilat gjenerojnë vetëm të ardhura për familjen e ngushtë. Si rezultat është e pamundshme për ta të ofrojnë pushim prindëror me pagesë për shkak se nuk kanë të ardhura për të punësuar dikë tjetër. Lirika Demiri, Sociologe theksoi rëndësinë e adoptimit të politikave sociale të cilat automatikisht kontribuojnë në barazinë gjinore. Kjo për shkak se me anë të hartimit të ligjeve ne japim hapërsirë që edhe burrat të marrin pjesë barabartë me gratë në rritjen e fëmijëve. Kushtrim Palushi, Avokat në Ramaj&Palushi LLC theksoi se ligji lejon ndarjen e pushimit të lehonisë me burrin me marrëveshje. Por për shkak të lënjes së hapësirës ligjore për interpretim, nga punëdhënësi thuhet se pushimi i lehonisë i takon vetëm grave, kurse ai atësor vetëm dy ditë me pagesë.

Ky sallon u moderua nga Valentina Abazi, INPO.

Editorialin e këtij Salloni mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon organizohet në kuadër të projektit “Pushimi i përbashkët prindërore në Kosovë”, implementuar nga Demokracia për Zhvillim në Prishtinë, financuar nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze.

Sallonet e ardhshme