Pushimi i përbashkët prindëror: Sa janë të gatshëm burrat për të ndarë këtë të drejtë?

05.05.2017 D4D

Sot me 5 Maj, Salloni i radhës nëpër komunat e Kosovës është duke u mbajtur në Pejë, me temën “Pushimi i përbashkët prindëror: Sa janë të gatshëm burrat për të ndarë këtë të drejtë?”

Fjalimet hapëse u dhanë nga: Islam Husaj, Kryetar i Kuvendit Komunal në Pejë, i cili theksoi se mos-dhënja e pushimit prindëror edhe burrave diskriminon ata mbi një të drejtë e cila ju takon edhe atyre si familjarë. Fatmire Kollqaku, ish-Deputete e Kuvendit të Kosovës tha se grate duhet të kenë ken mundësinë për të ndarë pushimin e lehonisë me burrat në mënyrë që ato mos të humbasin vendin e puneës. Besim Shatri, përfaqësues i SBASHK-ut theksoi se për shkak të pushimit të lehonisë gratë e reja kanë më pak mundësi të punësohen se burrat.

Ky salon u moderua nga Vullnet Sanaja, Drejtor ekzekutiv i Anibar dhe editoriali u shkrua nga Vlora Gaxherri, Syri i Vizionit.

Editorialin e këtij salloni mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon është duke u organizuar në kuadër të projektit “Pushimi i përbashkët prindërore në Kosovë”,implementuar nga Demokracia për Zhvillim në Prishtinë, financuar nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze.

Sallonet e ardhshme