Punësim jo i barabartë: A kemi politika lokale per aktivizimin e grave në tregun e punës?

04.07.2017 D4D

Të marten me 4 Korrik, Salloni i së martes u mbajt në Gjilan me temën: “Punësim jo i barabartë: A kemi politika lokale per aktivizimin e grave në tregun e punës?”

Panelistët në këtë Sallon theksuan rëndësinë e implementimit të politikave të nivelit qendror në atë lokal. Por duke marrë parasysh mos orientimin e politikave të punësimit drejt potencialit që egziston në qytete kemi një numër të lartë të papunësisë. Gratë në këtë drejtim për shkak të patriarkalizmit dhe mos ofrimit të kushteve për punësim zgjedhin që të mos punojnë apo të kërkojnë punë. Politikat lokale që janë aprovuar nuk janë implementuar dhe si të tilla nuk përkojnë me arsimimi të cilin e kanë gratë jo-aktive.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Aktiviteti mbështet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.