Politikat rinore: Buxheti vs nevojat

20.09.2018 D4D

Nevojat e të rinjve të Gjilanit, mungesa e bashkëpunimit më të madh në mes të rinisë dhe komunës, mungesa e informimit të duhur nga komuna, por edhe mos interesimi i të rinjve për të arritur deri tek informatat rreth aktiviteteve të mbajtura si dhe shfrytëzimit të hapësirave në shtëpinë e rinisë, ishin fokusi kryesor i diskutimit në Sallonin e së martës.

Përveç diskutimit në lidhje me problemet aktuale, u përmendën edhe planet për të ardhmen ku parashihet një nën-kod buxhetor për rritjen e subvencioneve e cila pritet të jetësohet në vitin 2019. Kjo mendohet se do të rris aktivitetet si dhe të përmbush nevojat e shumta të rinisë, duke përfshirë nevojat e këshillit të nxënësve, këshillit të studentëve dhe shoqërisë civile.
Krejt në fund folësit rekomanduan që të rinjtë të jenë më të zëshëm, më aktiv, si dhe të rrisin besimin karshi institucioneve komunale.

Pjesë e panelit në këtë diskutim ishin Genc Mustafa, udhëheqës i njësisë për rini, në komunën e Gjilanit dhe Fatlinda Daku, aktiviste e shoqërisë civile. Moderi u bë nga Blerinë Ukshini, Instituti D4D ndërsa editoriali do të shkruhet nga Alora Hyseni, Sbunker.

Ky Sallon është mbajtur të martën më 18 shtator 2018, në Gjilan dhe është mundësuar nga financimi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Sallonet e ardhshme