Politikat për të rikthyerit: Sa janë duke mundësuar riintegrim efektiv?

27.02.2018 D4D

Me 27 Shkurt 2018 u mbajt salloni i së martës me temën “Politikat për të rikthyerit: Sa mundësojnë riintegrim efektiv?”

Paneli u përbë nga Alexander Seidl, koordinator rajonal për Ballkanin Perendimor për DIMAK, dhe Plator Avdiu, hulumtues në QKSS. Gjatë sallonit u diskutua rreth valës së fundit të madhe të emigrimit 2014/15, politikat e Kosovës krahas mobilitetit të fuqisë punëtore, dhe më specifikisht politikat e riintegrimit të të rikthyerve. Ndër të tjera, u potencua që skemat dhe politikat e shtetit që do të motivonin emigrantët të ktheheshin në shtetet e tyre janë më efektive se sa ato që do të tentonin të krijon barriera për emigrim. Kosova duhet të kthehet në rrënjë të problemit për të kuptuar arsyet e sakta për valën e madhe të emigrimit të fundit, dhe në bazë të kësaj të i përpilojë politikat.

Ky Sallon u moderua nga Gersi Gashi, Instituti D4D dhe editoriali u shkrua nga Albert Ahmeti, Redaktor, Gazeta Zëri.

Ky Sallon mbështetet nga GIZ/DIMAK. 

Sallonet e ardhshme