Politika, arti i mbushjes së llogarive!

27.06.2017 D4D

Të marten me datë 27 Qershor u mbajt Salloni me temën:“Politika, arti i mbushjes së llogarive!”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Faton Mehmeti, Udhëheqës i Departamentit për Parandalim Korrupsion, Agjencia Kundër-Korrupsion i cili theksoi se deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror është një proces teknikisht shumë i vështirë. Poashtu për shkak të kompetencave të pakta që i ka Agjencia nuk e bën edhe aq të besueshëm këtë deklarim dhe varet vetëm prej vullnetit të politikanit. Petrit Zogaj, Drejtor Ekzekutiv, Lëvizja FOL tha se ky proces është i dështuar për shkak që lihet në vullnetin e politikanëve në atë se çka deklarohet dhe e dyta ka të bëj atë se nuk verifikohet kjo pasuri. Edhe nëse hyhet në fazën e verifikimit procedura e ndjekjes penale fare nuk ndodh.

Ky sallon u moderua nga Besnik Boletini, Gazetar, Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese Preportr ndërsa editoriali u shkrua nga Enisa Serhati, Hulumtuese, Instituti Riinvest.

Sallonet e ardhshme