Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje: Ku stagnon e ku gjen zbatim

06.11.2018

Rinia duhet të merr rol me aktiv në shoqëri. Ajo duhet të këtë një agjendë të qartë të ndryshimit, të cilën duhet t’ia imponoj shoqerisë, kështu u tha në sallonin e së martës, të cilin Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) e organizoj në Kalanë e Qytetit në Komunën e Vushtrisë.

Aty  u tha po ashtu se pushteti lokal dhe ai qendror duhet që të kenë prioritet  realizimin e nevojave të të rinjve dhe grupeve të tjera të shoqerisë. Sipas asaj që u diskutu, rinia duhet të stimulohet, në mënyrë që ajo të këtë një vizion të qartë se çfarë duan të arrijnë të paktën për 5 vitet e ardhshme. Përveç kësaj, panelistët theksuan nevojën e bashkëpunimit, vetiniciativës qytetare por edhe krijimin e hapësirave për të rinjtë në vendimmarrje.

Pjesë e panelit ku u diskutua mbi temën “Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje: Ku stagnon e ku gjen zbatim” ishin: Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Xhafer Tahiri; Drejtori Ekzekutiv i OJQ Access, Arianit Jashari si dhe Koordinatorja e projekteve në Qendrën Rinore Hareja, Dafina Lutolli.

Salloni u moderua nga Leutrim Latifi nga Kuvendi i të rinjve, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Drita Dibrani, udhëheqëse e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL).

Ky sallon u mundësua me përkrahje nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Sallonet e ardhshme