Pjesëmarrja dhe përfshirja e rinisë në tregun e punës dhe dialogun social

03.10.2018

Instituti D4D të martën me 02.10.2018 ka mbajtur sallonin radhës me temën “Pjesëmarrja dhe përfshirja e rinisë në tregun e punës dhe dialogun social”. Rëndësia e ndryshimit të mendësisë së të rinjëve në komunën e Ferizajit, është diskutuar si një prej çështjeve të rëndësishme kur kemi të bëjmë me tregun e punës, ku u theksua edhe nevoja e bashkëpunimit mes prindërve, institucioneve dhe bizneseve. Panelistët e ftuar në këtë salon ishin: Drejtori i njësisë rajonale të Odes Ekonomike të Kosovës z. Lulzim Azemi dhe Shefja e rinisë në komunën e Ferizajit znj. Dashurije Ahmeti,

EYE është projekt i Agencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim implementuar nga Helvetas dhe MDA.

Sallonet e ardhshme