Organizimet sindikale: Pikënisje e punës së dinjitetshme

18.04.2018 D4D

Instituti D4D me datë 17 prill ka mbajtur sallonin e radhës në komunën e Pejës me temën “Organizimet sindikale: Pikënisje e punës së dinjitetshme”.

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga z. Brahim Pelaj nga SBASHK, i cili ka folur për rëndësinë e organizimeve sindikale, dhe përvojën e SBASHK-ut në mbrojtjen e interesave të punëtorëve në sektorin e arsimit. Panelisti i dytë në këtë sallon z. Samir Lleshi nga Oda Ekonomike e Kosovës, njësia rajonale në Pejë, ka shpjeguar angazhimin  e këtij institucioni në përfaqësimin e bizneseve dhe vështirësitë e themelimit të sindikatave në sektorin e biznesit. Forcimi i kapaciteteve të sindikatave, mënyrat e organizimit sindikal, ndërtimi i agjendës për punë të dinjitetshme, bashkëpunimi dhe angazhimi institucional ndërmjet sindikatave, bizneseve dhe akterëve tjerë ishin pikat kyçe të këtij diskutimi mes panelistëve dhe pjesëmarrësve të sallonit.

 

Ky sallon u moderua nga Rasim Alija, Instituti D4D, dhe editoriali u shkrua nga Vlora Gaxherri, Syri i Vizionit.

 

EYE është projekt i Zyrës  Zvicerane për bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i Helvetas Swiss Cooperation dhe MDA